Vrasja e tifozit grek, UEFA shtyn ndeshjen mes AEK dhe Dinamo Zagreb

Ndeshja mes AEK dhe Dinamo Zagreb e vlefshme për turin e tretë të Champions League është anuluar. Lajmi është konfirmuar nga vetë UEFA pak minuta më parë.

UEFA i ka thirrur dy ekipet në një mbledhje urgjente pas trazirave të djeshme. Vrasja e tifozit grek nga ultrasit e Dinamo Zagreb ka bërë që drejtuesit e AEK të tërhiqen nga mbledhja duke e konsideruar si jo etike që të luhet ndeshja në kushte kur tifozët rrezikojnë seriozisht mbarëvajtjen e saj dhe jetën e tyre.

UEFA do të dalë me një komunikatë zyrtare dhe të njoftojë për shtyrjen e ndeshjes dhe të përcaktohet data e re se kur do të luhet ndeshja. Në incidentet e djeshme në ndeshjen mes AEK dhe Dinamo Zagreb përvec 1 viktime mbetën të plagosur edhe 8 tifozë të tjerë, ndërkohë që janë arrestuar 98 persona.