E kërkon edhe Manchester United, Juventus futet në garë për mesfushorin e Bayern Munich

Leon Goretzka mund të largohet nga Bayern Munich këtë verë. Mesfushori gjerman nuk është zgjedhja e parë e trajnerit Tuchel për mesfushën dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak Goretzkas.

Manchester United e ka në listën e dëshirave, por së fundmi në garë për mesfushorin gjerman është futur edhe Juventusi. 28 vjecari ka paralajmëruar largimin, pasi trajneri i Bayernit Tuchel i beson më shumë Kimich dhe Laimer në mesin e fushës.

Bayern Munich është i hapur për ta shitur Goretzkan dhe kërkon jo më pak se 45 milionë euro për shërbimet e tij.