U transferua me bujë te Barcelona por Gundoghan mund të largohet pas disa ditësh

U transferua me bujë te Barcelona por Gundoghan mund të largohet pas
Ilkay Gundoghan mund të largohet nga Barcelona nëse klubi katalanas nuk do të arrijë ta regjistrojë deri të dielën.

Mesfushori turk i saposhpallur kampion Europe, është në ankth për të ardhmen e tij pasi klubi katalanas nuk arrin të zgjidhë problemet burokratike që lidhen kryesisht me problemet që ka për shkak të fair play financiar.

Të dielën Barcelona nis zyrtarisht sezonin me sfidën kundër Getafes por nëse nuk arrin ta regjistrojë atëherë e ardhmja e lojtarit që mbërriti me parametra zero, mund të jetë në një klub tjetër.

Klauzola në kontratën e tij e shtyn të mendojë për një destinacion të ri nëse katalanasit nuk e regjistrojnë brenda së dielës dhe për më tepër, Barcelona duhet t’i paguajë edhe rrogën e plotë të një sezoni.

Për momentin, Barcelona ka regjistruar vetëm 13 lojtarë edhe pse starti i La Liga-s është shumë pranë.