Alvaro Morata merr vendimin për të ardhmen, Inter dhe Roma ngelen “thatë”

Alvaro Morata nuk do të largohet nga Atletico Madrid, pavarësisht raportimeve të ditëve të fundit për interesim të shtuar nga Italia me Romën dhe Interin në garë për të fituar shërbimet e spanjollit.

Sulmuesi do të nënshkruajë një kontratë të re deri në vitin 2027 me klubin “Los Colchoneros”.

Në këtë mënyrë plotësohet dëshira e trajnerit Diego Simeone, i cili kërkoi me çdo kusht qëndrimin e numrit 9 pasi nuk ka alternativa të bollshme në sulm duke llogaritur edhe faktin që Joao Felix mbetet në udhëkryq dhe me shumë mundësi do të largohet gjatë merkatos së verës.

Në Milanon zikaltër duhet të mendojnë për një alternativë tjetër pasi Morata mbetet një alternativë e vështirë ndërsa Roma është tërhequr nga gara për shkak të vështirësive financiare.