Neymar në “udhëkryq”, lojtari kërkon Barcelonën, por klubi londinez ka paratë për ta blerë

Chelsea kërkon të përfitojë nga problemet e Neymar me PSG duke hedhur kandidaturën për të bërë goditjen e madhe të merkatos së verës.

Mediat britanike bëjnë me dije se klubi blu synon të afrojë brazilianin që kërkon largimin nga skuadra pariziene për shkak të situatës kaotike në klub të shkaktuar kryesisht dhe çështja “Mbappe”.

Gjithsesi, prioriteti kryesor i Neymar është rikthimi te Barcelona dhe ky fakt e vështirëson misionin e klubit londinez për t’i dhuruar trajnerit Pocchettino një lojtar që mund të bëjë diferencën në fushën e lojës edhe pse këtë sezon Chelsea nuk do të jetë pjesëmarrës në UEFA Champions League për shkak të sezonit të dobët që mbylli.

Avantazhi më i madh i Chelseat në këtë situatë janë problemet financiare që po kalon Barcelona momentalisht dhe fakti që katalanasit nuk kanë mundësi të shpenzojnë shuma marramendëse për brazilianin.