VIDEO/ Partizani “shëtit” ndaj Atletic Escalades, kualifikohet në raundin e tretë të Conference League

VIDEO/ Partizani “shëtit” ndaj Atletic Escalades, kualifikohet
Në Tiranë dominon plotësisht duke mos i lënë asnjë shans Atletic Esacalades, skuadër ndaj të cilës fitoi 4-1 pasi Tedi Cara bëri rolin e bomberit me dy realizimet e pjesës së parë që hipotekuan kualifikimin e skuadrës kampione të Shqipërisë.

Partizani nuk zhgënjen në “Air Albania” ku preu biletën e fazës së tretë të Conference League ku do të ndeshet me letonezët e Valimieras.

Kombinuar kjo fitore me atë të Andorrës 1-0, skuadra e Zoran Zekic shtroi rrugën dhe tashmë është më pranë fazës play off.

Rrapaj në minutën e 64 sigloi edhe rrjetën e tretë duke i ndezur dritën jeshile rotacionit në skuadër pasi Gjelbrim Taipi ishte surpriza e madhe për këtë sfidë me mesfushorin nga Presheva që u aktivizua pas dy sulmuesve kryesorë, Mba dhe Cara.

Penalltia e dhuruar ndaj Escaldes u pasua nga një gol i Eros Grezdës në minutën e 95, rrjeta e parë e ish-sulmuesit të Kombëtares me fanellën e kuqe.

Pas 10 ditësh, Partizani do të sfidojë Valimeran në ndeshjen e parë dhe më pas në duelin e kthimit, ndërsa Tirana do të luajë sfidën e kthimit në të njëjtin stadium pas 48 orësh teksa do të presë Beshiktashin pas humbjes 3-1 në Stamboll.