Henderson u largua në Arabi, Jurgen Kloop zgjedh kapitenin e ri të Liverpoolit

Jurgen Kloop ka zgjedhur Virgil Van Dijk si kapitenin e ri të Liverpoolit. Jordan Henderson që mbante shiritin e kapitenit u largua për në arabi tek klubi El Etifaq, dhe ekipi kishte ngelur pa një lider.

Zëvendës kapiten është zgjedhur mbrojtësi tjetër, Trent Alexandër Arnold. Pas marrjes së shiritit të kapitenin, Van Dijk në një prononcim për median e klubit u shpreh mjaft i lumtur.

"Është një ditë mjaft krenare për mua dhe familjen time. Është një ndjenjë speciale që nuk di si ta përshkruaj. Unë jam kapiten i Hollandës, por të jem kapiten edhe i Liverpoolit është dicka që nuk mund të përshkruhet me fjalë".

Van Dijk ka bërë 222 paraqitje që kur u bashkua me Liverpoolin në vitin 2018