Inter kërkon Scamaccan, por në fillim duhet të shesë sulmuesin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2023, 13:50
Inter ka hedhur "grepat" për sulmuesin e West Ham, Gianluca Scamacca por në fillim duhet të shesin. Zikaltërit duhet të lirohen nga Joaquin Correa, me argjentinasin që dështoi të linte një impakt të madh tek trajneri Inzaghi dhe Interi.
Correa ka shënuar vetëm 10 gola në 77 paraqitje për Interin, duke mos lënë impaktin e pritur në ekip. Me shitjen e Correas, Interi do gjeneronte të ardhurat e duhura për të blerë sulmuesin Scamacca nga west Ham.
Correa iu bashkua Interit në vitin 2021 nga Lazio.

