Oferta për Mbappe është “maja e ajsbergut”. Ja shuma që shteti arab u ka dhënë klubeve për merkaton

Oferta për Mbappe është “maja e ajsbergut”. Ja shuma
300 milionë për Mbappe dhe 300 të tjera për PSG janë një shumë e çmendur që mund të prishë gjithë bilancet europiane të futbollit?

Kjo nuk është asgjë krahasuar me shumën që ka vendiur të shpenzojë mbretëria e Arabisë Saudite për ta bërë kampionatin e vendit të saj një nga më luksozët në planet në mënyrë që ky vend të tërheqë më pas edhe Kupën e Botës 2034.

Shteti ka vënë në dispozicion të klubeve plot 20 miliardë dollarë deri në vitin 2030. Shifër që nuk mund t'i bëjë ballë asnjë klub europian dhe që paralajmëron se furtuna e largimeve nga kontinenti i vjetër mund të vazhdojë edhe për shumë vite.