Edhe “Jani” kërkon Arabinë, batuta e basketbollistit grek që tërhoqi vëmendjen e Mbappe

Edhe “Jani” kërkon Arabinë, batuta e basketbollistit grek
Oferta monstruoze e Al Hilal në adresë të Kylian Mbappe është e paprecedentë dhe thyen çdo logjikë financiare e sportive. Këtë e mendon edhe një nga lojtarët më të paguar të planetit, basketbollisti grek i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo.

Shtatlarti me origjinë nigeriane, 2 herë MVP i NBA është i apasionuar pas futbollit dhe e njeh mjaft mirë këtë sport aq sa po ndjek me vëmendje edhe zhvillimet më të fundit të merkatos.

Pasi Al Hilal i ofroi 300 milionë euro për një sezon francezit, 28-vjeçari publikoi një reagim në Tëitter ku me humor shkruan: “Al Hilal, mund të më merrni mua i ngjaj shumë Kylian Mbappe”.

Postimi u ripostua menjëherë nga numri 10 i PSG që komentoi me një figurë duke qeshur.