Sergio Ramos, një hap larg nga Inter Miami
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2023, 08:43
Inter Miami është afër nënshkrimit me Sergio Ramos.
Skuadra në të cilën Lionel Messi zgjodhi të vazhdojë karrierën do ta veshë edhe mbrojtësin spanjoll me ngjyrë rozë.
Sergio Ramos ishte bashkëlojtari i Lionel Messit në Paris Saint-Germain, ndërsa për shumë vite ishte rivali i tij i madh kur njëri luante te Reali dhe tjetri te Barcelona.
Katalanas Sport raporton se të dyja palët janë shumë pranë një marrëveshjeje.
Përveç Messit, Inter Miami ka blerë Busquets dhe Alba.