Milan njofton afrimin e shtatë në merkato, nigeriani i Villarreal është goditja e “madhe”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2023, 12:07
Samuele Chukwueze transferohet nga Villarreal te Milani dhe pasi pason zviceranin Okafor të blerë nga Salzburg për diçka më shumë se 15 milionë euro.
Nigeriani udhëton në Milano për shifra shumë të rëndësishme. Milani do të paguajë 20 milionë euro në llogarinë e Villarreal, ndërsa 8 të tjera mund të kalojnë në formën e bonuseve.
24-vjeçari largohet nga Spanja pas 37 golave të shënuar në 199 ndeshje ndërsa në 2021-shin fitoi Europa League. Gjatë sezonit të kaluar ai e ndali topin në rrjetë 13 herë në të gjitha kompetcionet dhe tashmë nis një rrugë të re në Serie A ku konsiderohet në nga blerjet më të rëndësishme të Milanit që ka zyrtarizuar edhe Loftus-Cheek, Reijnders, Sportiello, Romero, Pulisic e Okafor.
