Interit i duhet një gardian, e kush e bën më mirë se sa një portier kampion bote
Interi është në kërkim të një portieri. Sipas TyC Sports në Argjentinë, klubi zikaltër i ka dërguar Aston Villas një ofertë prej 15 milionë euro për fituesin e Kupës së Botës 2022, “gardiani” Emiliano ‘Dibu’ Martinez.
Gjithsesi, klubi anglez refuzoi propozimin, në pritje të ndonjë rritje shifrash që do mund t’i siguronte skuadrës së Premier League një shumë të mirë parash.
Emiliano Martinez mbush 31 vjeç në shtator dhe në vitin 2020 kaloi nga Arsenali te Aston Villa për 17.4 milionë euro. Në edicionin që kaloi, portieri i njohur qëndroi në mesin e shtyllave për 36 ndeshje.
Bisedimet e Interit vazhdojnë me Bayern Munich për zviceranin Yann Sommer, ndërsa Anatoliy Trubin i Shakhtar Donetsk është një tjetër objektiv.
Inter de Milán oferta por Emiliano Dibu Martínez y va por él.
— Gastón Edul (@gastonedul) July 24, 2023
Ya ofertó 15 millones de euros y Aston Villa rechazó. Ahora piensan hacer otra propuesta más alta.
Por ahora no hay acuerdo. Ya hubo contactos con su entorno. Él sigue en pretemporada con Aston Villa. pic.twitter.com/jgIaWOM7ki


