Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-sulmuesi Anesti Vito
Futbolli shqiptar humbet një emër shumë të rëndësishëm të dekadave të fundit. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Flamurtarit dhe Tiranës, Anesti Vito i cili ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare. Sipas të dhanëve të para, dyshohet se Vito pësoi një atak kardiak që rezultoi fatal për të.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i Flamurtarit me anë të një postimi në rrjetet sociale ku i shpreh dhe ngushëllimet.

Viti e nisi karrierën në vitin 1992 me fanellën e skuadrës së vendlindjes, Flamurtarin ku u aktivizua deri në vitin 1997. Ndërkohë, në vitin 2000 ai veshi fanellën e Tiranës ku u shpall edhe Kampion i Shqipërisë.

Vito ka veshur në të shkuarën edhe fanellat e Albpetrol por edhe të Tomorit të Beratit ndërsa në 225 ndeshje në Superiore ka shënuar 68 gola. Ai u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2002.
