UEFA ka modifikuar orarin e sfidës Moldavi-Shqipëri, ja kur do të luhet ndeshja

Ndryshon me tre orë ndeshja e datës 17 nëntor mes Moldavisë dhe Shqipërisë. UEFA bën me dije se ka pranuar kërkesën e palës moldave e cila në bashkëpunim me FSHF-në ka kërkuar që orari të ndruyshojë nga 20:45 në 18:00.

Në grupin E situata është shumë delikate për 4 skuadrat e para pasi Republika Çeke kryeson me 7 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 6 dhe Moldavia me 5.

Polonia, pas disfatës së papritur në Moldavi renditet në vendin e katërt me 3 pikë që i ka siguruar nga suksesi i ngushtë 1-0 me kuqezinjtë.

Në muajin shtator, kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshje vendimtare për këto kualifikuese, kundër Republikës Çeke (7 shtator) në transfertë dhe Polonisë (10 shtator) në stadiumin “Air Albania”.