Tirana e papërmbajtshme në merkato, afron mesfushorin kuksian

Fjoart Jonuzi zyrtarizohet te Tirana. Klubi bardheblu ka marrë edhe firmën e mesfushorit të lindur në Kukës, duke kompletuar një merkato të suksesshme pasi Jonuzi plotëson kërkesat e trajnerit për një mesfushë me shumë alternativa.

26-vjeçari mbylli aventurën me Vllazninë las disa sezoneve të suksesshme me shkodranët dhe tashmë do të bashkohet me bardheblutë që në datën 13 korrik do të sfidojë Dinamo Batumin në raundin e parë të Conference League. 

Gjatë sezonit të fundit me fanellën e Vllaznisë, Jonuzi shënoi 7 gola duke e ndihmuar skuadrën kuqeblu të kualifikohej për në Europë pasi u rendit në vendin e katërt të klasifikimit përpara Laçit dhe Teutës.