Gati për aventurën e re, Rey Manajt i del emri në ligën e parë turke

Nga Inter dhe Barcelona, në një lojtar pa ekip që mund të përfundojë në ligën e parë turke. Rey Manaj ka mbetur pa skuadër që prej muajit janar pas largimit nga Watford, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që pësuar një pikiatë në karrierën e tij.

Manaj është gati për një aventurë të re dhe Goztepes i është sugjeruar sulmuesi shqiptar. Klubi turk, i cili militon në Kategorinë e Parë, kërkon që të nisë një projekt ambicioz për të tentuar rikthimin në Superligë dhe për këtë, në shënjestër është vendosur edhe emri i Rey Manajt. Një shans edhe për 26-vjeçarin për t’u rikthyer protagonist.