West Ham refuzon 100 milionët e Guardiolës për Declan Rice
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2023, 09:52
“The Telegraph” zbulon refuzimin që i ka bërë West Ham kampionëve të Anglisë, Manchester City për mesfushorin e talentuar Declan Rice.
“The Hammers” nuk kanë pranuar 100 milionë euro të ofruara nga Pep Guardiola që është edhe menaxher i bardhekaltërve. Shkak për refuzimin është bërë futja e Arsenalit në garë pasi “topçinjtë” mund të shtojnë miliona të tjera krahasuar me ofertën e Manchester City.
Gjithsesi, bisedimet janë ende në një faze delikate pasi dëshira e lojtarit është që të bashkohet me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola dhe kjo mund të jetë vendimtare për transferimin e tij në “Etihad Stadium”.
