Muxhahedinët, DASH falenderon qeverinë: Shqipëria, partner i fortë i SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2013, 17:53
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur falenderim ndaj shtetit shqiptar menjeherë pas mbërritjes në vedin tonë të 30 muxhahedinëve të tjerë në Shqipëri më 31 maj, duke e çuar në 44 numrin total të muxhahedinëve që vijnë në Shqipëri nga kampi Ashraf i Irakut.Në deklaratën për shtyp të DASH thuhet se Shqipëria vazhdon të jetë një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin në Irak.Nga ana tjeter SHBA bejne thirrje për zhvendosjen sa më të shpejtë të këtyre banorëve nga kampi, pasi siguria e banorëve në kamp mbetet një shqetësim i madh.Në ditët në vazhdim pritet të vijnë edhe të tjerë, për të plotësuar numrin 210 që Shqipëria ka pranuar të strehojë.