Messi në Kupën e Botës 2026? Numri 10 jep përgjigjen përfundimtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2023, 18:06
Katar 2022 ishte botërori i fundit i Lionel Messit. 7 herë fituesi i Topit të Artë është i qartë në këtë pikë dhe nuk mendon se do të vazhdojë shumë gjatë me fanellën e skuadrës bardhekaltër.
Lionel Messi:
"Nuk mendoj se do të ketë një botëror tjetër, ky ishte i fundit. Do të shikoj si mund të shkojnë gjërat por parimisht nuk mendoj se do të vazhdoj edhe për shumë kohë me Argjentinën".
Këtë dimër Messi fitoi Kupën e Botës në pjesëmarrjen e pestë, ndërsa në Brazil 2014 shkoi shumë pranë por u mund në finale nga Gjermania.
