Nga pizhamat e Graelish te manteli i zi i De Bruyne. Lojtarët e Man. City më veshje qesharake në diskotekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2023, 17:08

Pasi festuan dy ditë në Ibiza ku Graelish nuk bëri praktikisht asnjë orë gjumë e madje u fotografia disa herë në gjendje të rënduar duke konsumuar vazhdimisht alkool, festa e Manchester City u fokusua në qytet.
Fillimisht në rrugët e Manchesterit ku shampanja dhe birra u derdhën lumë dhe në orët e mbrëmjes në një party me karakter privat në “Depot Mayfield”. Graelish u prezanua me pizhamat Dolce & Gabbana në gjendje totalisht të dehur, ndërsa Haaland me veshjen ngjyrë ari D&G.


Por nuk përfundon këtu pasi edhe De Bruynë nuk ishte menduar shumë për të zgjedhur veshjen e tij ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve ishin veshur më thjeshtë.





