Erdenis Gurishta e mbyll pas 9 vitesh me Vllazninë. Mesazh emocionues nga kapiteni
Mbrojtësi shkodran Erdenis Gurishta dhe klubi i Vllaznisë ndahen përfundimisht pas 9 viteve bashkëpunim. Lideri i mbrojtjes dhe kapiteni i skuadrës shkodrane e konfirmon nëpërmjet një postimi publik në rrjetet sociale, vendimin për t'u larguar nga skuadra e zemrës.
Postimi i Gurishtës në rrjetet sociale:
"Cdo fillim e ka nje fund! 15 gusht 2014-31 maj 2023
Është e pamundur me i përmbledh gati 10 vite në disa rreshta, por mendoj se e keni pa të gjithë pasionin dhe dëshirën teme në çdo ndeshje të lujtun.
Padiskutim mirënjohës dhe falenderues gjithmonë skuadrës të zemrës,qytetit tem dhe tifozerisë të mrekullueshme shkodrane. Largohem me kokën lart, i vetëdijshëm dhe shumë i sigurtë që për kyt fanellë dhe për kyt klub dhashë gjithçka nga vetja jeme.
Fanella e Vllaznisë peshon shumë, ndaj gjithë këto vite djersita me krenari dhe përkushtim për kyt fanellë dhe jo vetëm djersë, kur ishte e nevojshme dhe gjak. Shiriti i kapitenit nuk është as titull as trofe individual por është përgjegjësi e madhe dhe nder,prandaj gjithe kto vite jam perpjek që të jem një shembull si në fushë si jashtë fushës.
Të filloj me falenderimet nuk do mbaronin shkurt por realisht i falenderoj te gjithe ato qe me kan qendru afer si ne t mire si ne t keq,te gjithe ato qe i kam pas afer keto vite.
Trajneret,mjeket,fizioterapistet,punetoret,drejtusat,Presidentin Alban Xhaferi por padyshim falenderimi ma i madh i takon Allahut qe me dha shendet e te mira pafund. Shkodra dhe Vllaznia meritojn shume ma shume dhe uroj me gjithe zemer te vijne dita e sukseve te mëdha!".
View this post on Instagram
Partizani dhe Tirana janë rreshtuar në radhë të parë për të bindur ish-mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare i cili nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen.
