NBA, Denver kampion për herë të parë në histori, dorëzohet Miami Heat (VIDEO)
Ëndrra e Denver bëhet realitet. Nuggets kalojnë Miami Heat edhe në finalen e pestë të NBA duke fituar titullin e parë në 47 vite histori të klubit nga Colorado.
Ndeshje shumë e luftuar në shtëpinë e Denver ku të përhershmit Nikola Jokic dhe Jamal Murray arritën të linin gjurmë sërish me serbin që fitoi edhe çmimin MVP të finaleve.
Një ndeshje shumë e çuditshme ku Miami mund të kishte fituar nëse në sekondat e fundit Jimmy Buttler nuk do të kishte humbur një top në sulm për t’i dhuruar kështu fitoren 94-89 skuadrës së trajnerit Malone.
Jokic e mbylli ndeshjen me 28 pikë dhe 16 ribaunde edhe pse skuadra e nisi shumë keq dhe Miami e mbylli pjesën e parë 51-44 por në periodën e katërt të zotët e shtëpisë i shkatërruan miqtë duke shpallur zyrtarisht festën në “Ball Arena” për të parën herë në histori dhe ky është vetëm fillimi i një cikli të gjatë për Denver që ka zhvilluar një sezon perfekt duke dominuar që nga dita e parë deri tek e fundit.
