Partizani zyrtarizon emrin e trajnerit të ri, “prezantohet” edhe drejtori sportiv


Largimi i Giovanni Colalla-s pasohet nga emërimi i trajneri kroat, Zoran Zekiç i cili prezantohet nga drejtori i ri sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj dhe presidenti Gazment Demi. Emri i Zekiç ishte në ajër dhe tashmë është zyrtare:

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zoran Zekiç. 49 vjeçari nga Kroacia, i cili do të drejtoj kampionët e Shqipërisë në sezonin e ri 2023-2024, është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Arbër Abilaliaj.

Në sezonin e fundit Zekiç ishte pjesë e ekipit Slaven Belupo, ndërsa përgjatë karrierës si trajner ai regjistron edhe eksperienca në drejtimin e Sheriff Tiraspol, Osijek, Diośgyőr dhe Maksimir. Zekiç vjen në drejtimin e 17-të herë kampionëve të Shqipërisë për të nisur një projekt ambicioz dhe fitues. Sot skuadra nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik”.