Romelu Lukaku drejt Arabisë Saudite? Chelsea i gatshëm ta shesë për 50 milionë euro
Sulmuesit Romelu Lukaku do t'i ofrohet një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 50 milionë euro nga gjiganti i Arabisë Saudite Al-Hilal këtë verë.
Nëse do të pranojë ofertën, belgu do të bëhej ylli më i fundit që i bashkohet Ligës Pro Saudite.
Huazimi i belgut tek nënkampionët e Ligës së Kampionëve, Inter Milan do të mbyllet këtë verë, dhe Lukaku do të ribashkohet me Chelsean nën drejtimin e trajnerit të ri Mauricio Pochettino.
Por mediat britani kraportojnë se Chelsea është i gatshëm të ndahet me Lukakun, por do të kërkojë një tarifë transferimi më të madhe se 50 milionë euro, gjysma e asaj që pagoi për ta afruar në Old Trafford
Gazeta Goal pretendon se arabët e Al-Hilal heziton të paguajë çmimin e kërkuar të Bluve dhe do të negociojë me kryetarin e Chelsea, Todd Boehy në një përpjekje për të ulur tarifën.
Ligat arabe të futbollit po rivalizojnë ndjeshëm klubet evropiane duke u bërë tërheqëse tashmë jo vetëm për shkak të rrogave marramendëse që u ofrohen lojtarëve, por edhe për cilësinë e lojtarëve atje.
Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr pas largimit të tij jo normal nga Manchester United dhjetorin e kaluar, hapi dyert për yjet e tjerë të fubollit ta shohin si një alternative serioze futbollin aran.
Karim Benzema i dha fund karrierës së tij 14-vjeçare te Real Madrid për të nënshkruar një marrëveshje prej 86 milionë funtesh në vit me kampionët saudit Al-Ittihad, dhe mesfushori i Chelsea, N'Golo Kante është gati të nënshkruajë një kontratë të ngjashme me klubin.


