Kylian Mbappe e pranon publikisht: PSG e di prej kohësh që nuk do të rinovoj

Kylian Mbappe e pranon publikisht: PSG e di prej kohësh që nuk do
Tema më e nxehtë e orëve të fundit në Paris është letra që Mbappe i ka shkruar PSG-së ku i konfirmon vullnetin për të mos e rinovuar kontratën. Vetë sulmuesi e pranon në një intervistë për “France Presse” kërë qëndrim duke deklaruar:

“I kam informuar që në korrik 2022 për vendimin tij që tashmë është publik dhe konfirmon se unë nuk do të rinovoj kontratën përtej vitit 2024. Nuk kam diskutuar asnjëherë zgjatje të kontratës me PSG dhe e-mail që kam dërguar është konfirmim i asaj çfarë kemi diskutuar verbalisht.

Ky tekst është bërë publik vetëm për të dëmtuar imazhin e PSG. Nuk ka asgjë të vërtetë që dua të bashkohem me Real Madrid sepse sa më të mëdha janë gënjeshtrat aq më shumë shpërndahen. Unë dua të vazhdoj edhe për një sezon me PSG”.