Pep Guardiola do të largohet Manchester City. Spanjolli ka vendosur kur do të thotë “lamtumirë”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2023, 15:46
Pasi fitoi tripletën me Manchester City duke u bërë skuadra e dytë angleze që ia del mbanë për të shënjestruar një gjë të tillë, Pep Guardiola ka qartësuar idetë edhe rreth së ardhmes së tij.
Trajneri katalan nuk do ta rinovojë kontratën përtej vitit 2025. Sipas “The Gurdian”, Guardiola ka vendosur që ta respektojë deri në fund kontratën me bardhekaltërit, të cilën e rinovoi në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe nëse respektohet ky afat, atëherë ai do të numërojë plot 9 vite në stolin e skuadrës së Manchester City.
Nuk dihen ende planet e tij për të ardhmen por kohë më parë ai ka pasur si objektiv suksesin me skuadrat e 4 kampionateve të mëdha të Europës, çka do të thotë se stacioni i tij i radhës mund të jetë Italia.
