Vdekja e Berlusconi-t, Monza kalon në duart e manjatit grek që zotëron flotën më të madhe të anijeve në botë

Vdekja e Silvio Berlusconit e bën të paqartë të ardhmen e klubit të Monza-s në pronësi të familjes së manjatit por kjo do të zgjasë vetëm pak ditë pasi përpara vdekjes, ai i dha një asist të rëndësishëm qytetit në veri të Italisë.

Silvio firmosi transferimin e të gjitha aksioneve në adresë të miliarderit grek  Evangelos Marinakis. Pronari i Olympiacos dhe Nottingham Forest do të marrë në dorëzim klubin bardhekuq që do t’ia shtojë “mbretërisë” së tij.

Berlusconi e mori drejtimin e Monza-s në vitin 2018 dhe pasi e ngjiti për herë të parë ën Serie A, gjatë sezonit të fundit e renditi në vendin e 11 duke mos rrezikuar aspak mbijetesën.

Marinakis është një biznesmen dhe politikan grek me bindje të djathta dhe ai ka në pronësi flotën më të madhe të anijeve në të gjithë botën, biznes që e trashëgoi nga babai i tij.