6-fishin e pagës së Chelseat, ja sa do të përfitojë Kante te skuadra e Benzema
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2023, 16:53

Ngolo Kante ka kaluar me sukses testet mjekësore te skuadra kampione në fuqi e Arabisë Saudite që pasi nënshkroi me Karim Benzema, ka bindur një tjetër yll të bashkohet me verdhezinjtë.
Por më shumë se me projektin apo emrin e klubit, skuadra nga Jeddah e bindi mesfushorin e Chelseat me një ofertë faraonike. Ai do të arkëtojë rreth 8.5 milionë euro në muaj ose 100 milionë në sezon çka do të thotë se ky është 6-fishi i pagës që arkëton aktualisht lojtari francez në Londër.
Kante u bashkua me Chelsean në vitin 2016 nga Leicester City për rreth 30 milionë euro dhe që prej atij viti numëron 269 ndeshje me fanellën e bluve por gjatë sezonit të fundit ai u aktivizua vetëm 9 ndeshje për shkak të dëmtimeve te vazhdueshme.
