Alkool, puro dhe festë të zhveshur, Manchester City përqafon tifozët në qytet (FOTO dhe VIDEO)
Pasi festuan një natë të shfrenuar në Ibiza, yjet e Manchester City bashkë me trajnerin Pep Guardiola zbarkuan në qytet për paradën e madhe me tifozët.
Tripleta është një ngjarje unikale që qyteti e ka përjetuar për herë të parë në vitin 1999 me suksesin e United por tani është radha e bardhekaltërve.
???????? @ErlingHaaland: An absolute menace. @JackGrealish pic.twitter.com/PPfulWJMRd
— City Xtra (@City_Xtra) June 12, 2023
Pep Guardiola me puro, Haaland i zhveshur po Jack Graelish në gjendje tërësisht të dehur dhe jashtë kontrollit.



Këto janë vetëm disa nga detajet e festës së kampionëve të Europës në detin bardhekaltër të tifozëve që ka rrethuar qytetin.
No Manchester weather can dampen #ManCity’s mood! ????️???? @footballdaily pic.twitter.com/rzFioccWjS
— City Xtra (@City_Xtra) June 12, 2023

Pep Guardiola dukshëm i shpenguar është dëgjuar disa herë duke i bërë thirrje këngëtarit dhe tifozit Noel Gallagher të braktisë turneun në SHBA dhe të bashkohet me skuadrën për festimet.

Në krahun tjetër, Haaland nuk është përmbajtur për asnjë moment madje ai është një nga emrat më të thirrur nga tifozët që kanë mbushur pothuajse të gjitha rrugët kryesore.

Erling Haaland, John Stones, Ilkay Gundogan, Ruben Dias, Aymeric Laporte, Nathan Ake dhe Stefano Ortega zbritën nga autobusi duke shijuar edhe një xhiro me tramvaj.


Shefi në autobus shkruan Manchester City në Instagram duke iu referuar trajnerit Pep Guardiola.
The boss on a bus ???????????? pic.twitter.com/ZDXFlUGosi
— Manchester City (@ManCity) June 12, 2023
Ndërsa ky është Jack Graelish në gjendje të "kthjellët".
Did Grealish forget he’s still got professional career up ahead
— Janty (@CFC_Janty) June 12, 2023
He’s been drinking like a mad man ???? pic.twitter.com/oQMqXCwKBb
