Presidenti i Ligës së Futbollit Portugez akuzohet për trafik qëniesh njerëzore

Mario Costa, president i Ligës së Futbollit të Portugalisë është në qëndër të një skandali të paprecedentë në futbollin e vendit iberik. Policia dhe prokurorët kontrolluan shtëpinë e tij pasi është zyrtarisht i hetuar për trafik qëniesh njerëzore.

Policia kufitare nuk jep detaje por në qëndër të hetimeve është Costa dhe një shkollë futbolli në Rio Ave në distriktin e Bragës.

Bëhet fjalë për 30 raste minorenësh të transferuar në Portugali që nga Amerika Latine dhe deri në Lindjen e Mesme të cilët mendohet se po paguajnë nga 500 euro në muaj për të qëndruar në Portugali.

Liga publikoi një reagim ku u shpreh e habitur por thekson se ky hetim nuk ka asnjë lidhje me detyrën e Costa-s në këtë institucion.