Ylli anglez pushon në ishullin grek përpara transferimit 130 milionësh te Real Madrid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2023, 15:59

Jude Bellingham ka zgjedhur ishullin grek të Mykonos për të kaluar disa ditë të qeta përpara transferimit në Madridi te klubi i Realit që ka gjetur gjuhën e përbashkët me Borussia Dortmund dhe vetë lojtarin.

Në shoqërinë e miqve dhe disa femrave të panjohura, ai është fotografuar në momente relaksi mes zonave më luksoze të ishullit në zemër të detit Egje.
“SantAnna Mykonos beach club” është një nga resortet më prestigjoze të mesdhehut dhe sulmuesi anglez me siguri ka shijuar pushinën më të madhe në Mesdhe dhe zonat me muzikë të përzgjedhur.

Aktualisht Bellingham vuan nga një dëmtim në gju dhe nuk është grumbulluar me Anglinë për sfidat eleminatore me Maltën dhe Maqedoninë e Veriut.



