Tirana ndan rrugët me mbrojtësin titullar të skuadrës bardheblu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2023, 16:05
Kristjan Toshevski largohet nga Tirana pas 3 sezoneve të suksesshme me fanellën e 26 herë kampionëve të vendit.
Lajmin e bën të ditur klubi kryeqytetas që njofton ndarjen konsensuale me shtatlartin i cili ka fituar 1 titull kampion me fanellën e skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi.
29-vjeçari i lindur në Tetovë u bashkua me Tiranën tre sezone më parë dhe në kampionat numëron 78 ndeshje pa asnjë gol të shënuar.
