Konflikti për pronën në Tiranë/ Banorët tentojnë të hyjnë në godinë, por përballen me policinë

Familjet që pretendojnë pronësinë e godinës 3 katëshe në rrugën "Margarita Tutulani" në Tiranë tentuan të hyjnë në objekt ditën e sotme por u përballën me policinë. Ata thonë se janë nxjerrë nga objekti mbi bazën e një praktike të falsifikuar ndërsa thonë se edhe pse kanë dokumentacion të rregullt, shteti po kthen në të pastrehë.

Banorët që pretendojnë godinën 3 katëshe në rrugën Margarita Tutulani në Tiranë tentuan të hyjnë brenda pronës ditën e dielë, por u përballën me policinë.

Ata thonë se shteti po i nxjerr rrugëve duke i lënë të pastrehë edhe pse kanë dokumentacion të rregullt dhe e kanë përdorur pronën për dekada.

"Shkojmë për të hyrë në shtëpitë ton,a policia na nxjerr përjashta. Po na i vjedhin ditën për diell. Ne që atëherë kemi hyrë me autorizim. Dokumentat i kemi në rregull. Përse të zarritemi kështu? Prona është italiane.

Na kanë nxjerrë përjashta me padrejtësinë më të madhe. Policia është në përkrahje të popullit, ne na nxjerrin jashta," thonë ata.

Sipas tyre, e gjithë praktika e ndjekur me pretekstin e kthimit të godinës tek pronari është e falsifikuar dhe këtë, e ka dokumentuar edhe prokuroria.

"E kemi provuar në prokurori që është pronë e flasifikuar dhe si duket çantat me lekë që ka ligji… Nuk bën vaki kjo punë. Prokuroria e nxjerr pronën e falsifikuar, Komisioni i Kthimit të Pronave, jurista ka ardhur para gjykatës e ka shpjeguar që kjo është pronë e falsifikuar dhe prap fitpn çanta me lekë," thonë ata.

Konflikti për objektin në fjalë vazhdon prej vitesh pasi banorët e godinës u nxorën prej saj me policë nga përmbarimi dhe më pas, nisën bejetën ligjore e gjykata madje zhvilluan edhe një grevë urie duke kërkuar të drejtën e tyre.