E paprecedentë/ Kërcënohen arbitrat, FSHF anulon ndeshjen e Superiores

E paprecedentë/ Kërcënohen arbitrat, FSHF anulon ndeshjen e

FSHF ka marrë një vendim të paprecedentë duke anuluar sfidën Kastrioti- Bylis e programuar për t'u luajtur sot në orën 15:00 në Kamëz për llogari të javës së 28 të Kategorisë Superiore. 

Nëpërmjet një komunukatë, FSHF bën me dije se nuk merr përsipër organizimin e ndeshjes pasi gjyqtarët e sfidës janë kërcënuar një ditë më parë.

Akuza nga FSHF adresohet ndaj një klubi në veçanti, Kastritotit. Sipas deklaratës, katërshja drejtuese është kërcënuar me jetë ditën e djeshme nga drejtues të klubit krutan.

FSHF shkon edhe më tej duke theksuar gjithashtu se edhe në sfidën Kastrioti-Laçi, arbitrat janë kërcënuar nga krutanët dhe si pasojë kanë anuluar edhe një gol të kurbinasve për këtë shkak. 

Në fund të deklaratës, FSHF shton se do të prësë hetimet për të marrë më pas një vendim në lidhje me klubin e Kastriotit.

E paprecedentë/ Kërcënohen arbitrat, FSHF anulon ndeshjen e