Liverpool-Arsenal, ndodh gjithçka në “Anfield”, londinezët shpërdorojnë avantazhin e dyfishtë (VIDEO)

Një ndeshje reklamë për Premier League në “Anfield Road” ku Arsenali ka shumë për të qarë pasi u barazua 4 minuta nga fundi edhe pse ishte në avantazh të dy golave.
Sfidë e denjë për njerëz me zemër të fortë mes mureve të kuqe ku Liverpool nuk u dorëzua deri në fund duke ndalur Arsenalin në një barazim 2-2 që mund t’i kushtojë shumë skuadrës së Artetas, momentalisht me 6 pikë diferencë nga Man. City që numëron edhe një ndeshje më pak.
Martinelli dhe Jesus ngrinë vendasit që nuk u dorëzuan dhe shkurtuan me Salah, por egjiptiani humbi edhe një 11-metërsh në minutën e 54. Gjithsesi, ndeshja dhuroi emocione deri në fund pasi Nunez humbi një rast flagrant por Firminho nuk fali pas harkimit të saktë të Alexander-Arnold.
Në minutat shtesë, Liverpooli shpërdoroi të paktën tre raste të pastra për të kaluar në avantazh por Ramsdale i mohoi suksesin skuedrës së Jurgen Klopp që mbetet në vendin e nëntë dhe tashmë përfundimisht jashtë zonës Champions. “Anfield” mbetet tabu për Arsenalin që nuk fiton prej 11 vitesh në këtë fushë.
