Barazim me aromë humbjeje për Flamurtarin, Skënderbeu drejt Superiores
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2023, 17:31
Nuk ka fitues në Vlorë në ndeshjen Flamurtari-Skënderbeu, e konsiderua si vendimtare për të dyja skuadrat, respektivisht në vendin e parë dhe të tretin e Kategorisë së Parë.
Duke ditur që në Superiore kualifikohen direkt dy të parat, ky ishte një nga shanset e fundit të Flamurtarit për të bërë diçka por ndeshja u mbyll pa gola dhe tashmë skuadra e Ivan Gvozdenovic duhet thjeshte të mos gabojë në 4 javët e fundit për t’u rikthyer mes më të mirëve të futbollit shqiptar.
Ndeshja u luajt në stadiumin e boshatisur të Flamurtarit për shkak të dënimit të marrë nga Disiplina që e detyron skuadrën e Longos ta mbyllë sezonin pa praninë e tifozëve.

