Vlahovic në kzizë totale, sulmuesi serb zhduket edhe nga Instagram-i

Vlahovic në kzizë totale, sulmuesi serb zhduket edhe nga Instagram-i
Juventusi e bleu dy sezone më parë për rreth 60 milionë euro nga Fiorentina por sulmuesi serb Dusan Vlahovic nuk po plotëson asnjë pritshmëri.

Ballkansi duket iu humbur mes bardhezinjve dhe ky mund të konsiderohet një sezon ferri për lojtarin serb. Në ndeshjen ndaJ Lazios, Vlahovic ishte një nga lojtarët më të dobët në fushën e lojës duke mos e rrezikuar në asnjë moment portën e bardhekaltërve.

Menjëherë pas ndeshjes ai ka mbyllur përkohësisht edhe llogarinë e tij në Instagram me rreth 2 milionë ndjekës.

Vetëm 20 gola në 52 ndeshje me fanellën e Juventusit, shumë poshtë mesatares që ai regjistroi me Fiorentinën, ndërsa në minutën e 63 52 takimit të stadiumit “Olimpico”, Vlahovic u zëvendësua dhe ndeshja e Juventusit ndryshoi totalisht me këtë ndryshim, çka do të thotë se bomberi serb është në një krizë totale.