Muriqi shënon 13 gola sezonalë në Valadollid, Mallorca eviton humbjen (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2023, 15:52
Vedat Muriqi gjen dy golat e radhës me fanellën e Mallorca-s. Sulmuesi i Kosovës, në shterpësi prej disa javësh, më në fund shënon dy herë, fillimisht në të 52-tën dhe në fund me 11-metërsh.
Takimi u mbyll 3-3 ndërsa bomberi “dardan” shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 dhe në fund atë të barazimit final.
Kërcim i saktë me kokë dhe një gol që është specialitet për Muriqin i cili shënoi rrjetën e 13-të sezonale. Muriqi nuk shënonte që prej 25 shkurtit në transfertën katalane kundër Espanyol.
Në fund të sfidës “pirati” shndërroi në gol penalltinë e akorduar për skuadrën ishullore duke i dhuruar 1 pikë shumë të rëndësishme skuadrës që verën e kaluar e transferoi në ishull për 12 milionë euro nga Lazio.
