Ndeshje spektakolare në Romë, Elseid Hysaj dhe Lazio shkëlqejnë, Juventus thyhet (VIDEO)
Lazio nuk di të ndalet pasi siguron fitoren e 6 në 7 ndeshjet e fundit dhe këtë të dielë viktima e radhës së skuadrës bardhekaltër ishte Juventusi.
Në “Olimpico” u luajt një ndeshje stratosferike e dominuar kryesisht nga bardhekaltërit që fituan 2-1 me gola të Milinkovic dhe Zacagni-t ndërsa barazimin e përkohshëm të bardhezinjve e regjistroi Rabiot.
Fitore shumë e rëndësishme në optikën Champions për skuadrën e Elseid Hysajt i cili luajti titullar dhe arriti të bllokonte deri diku Di Marian në krahun e djathtë të sulmit Juventin. 58 pikë për Lazion që konsolodon poziotat në vendin e dytë me 16 pikë më pak se Napoli ndërsa Juventus mbetet në vendin e 7 me 44 pikë.
Ndërkohë, në Torino, Roma rrëmbeu një fitore minimale me golin e Dybalas për t’u ngjitur në vendin e tretë të klasifikimit e duke lënë momentalisht jashtë zonës Champions, Interin.
