NBA, dramë në Dallas, Irving dhe Doncic ngelen jashtë play-off

Dallas Mavericks jashtë play-off të NBA duke rezultuar kështu dështimi më i madh i basketbollit amerikan këtë sezon.

Skuadra nga Teksasi ku luajnë dy yjet Luca Doncic dhe Kyrie Irving humbi në sfidën e parafundit të sezonit të rregullt përballë Chicago Bulls 115-112 dhe ky sezon mbyllet në mënyrën më katastrofike të mundshme për ekipin e Mavericks.

Humbje që e çon në 43 numrin e disfatave sezonale. Në ndeshjen e luajtur në Dallas, Irving, Kleber, Hardaway Jr., Green dhe Wood nuk u aktivizuan, ndërsa Doncic luajti vetëm 13 minuta. Vendim i pakuptueshëm nga ana e trajnerit që shkaktoi në tërmet të vërtetë në shtëpinë e Dallas sepse tashmë klubi teksan duhet të bëjë llogaritë me kostot e operacionit Irving.

Ish-lojtari i Nets u transferua në merkaton e shkurtit pikërisht për të arritur objektivin play off dhe tashmë mund të konsiderohet një lojtar i lirë për të vendosur të ardhmen e tij.

Në krahun tjetër, Chicago Bulls është shumë pranë fazës play off kur duhet edhe një ndeshje nga fundi pasi momentalisht mban vendin e 10 të konferencës së lindjes.