VIDEO/ Mathijs De Ligt nderon Bayern Munchen, vjen fitorja e dytë e Thomas Tuchel
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2023, 17:38
Bayerni i Myninhut nuk e lëshon kreun e klasifikimit të Bundesligës edhe pse duhej të luante një ndeshje “replay” kundër Freiburgut që eleminoi nga Kupa e Gjermanisë.
Skuadra e Thomas Tuchel nuk e pati aspak të lehtë në transfertë përballë bardhezinjve por ndryshe nga sfida e mesjavës, bavarezët arritën të fitojnë me gol të De Ligt në minutën e 51.
Suksesi e mban ekipin kampion në vendin e parë me dy pikë më shumë se Borussia Dortmund që arriti gjithashtu të fitonte me vështirësi 2-1 kundër Union Berlin.
