Çmenduri në Madrid, Valverde godet me grusht lojtarin e Villarreal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2023, 00:47
Federico Valverde nuk arrin ta përtypë disfatën e mbrëmjes së errët të Madridit përballë Villarreal.
Mesfushori uruguajan ka kaluar çdo kufi me një sjellje banale prej njeriu rruge pasi siç raportojnë mediat spanjolle, ai ka goditur një kundërshtar.
"El Chiringuito" shkruan se mesfushori amerikano-latin humbi mendjen pasi në përfundim të ndeshjes, shkoi në autobusin e Villarreal dhe goditi me grusht Alex Baena-n.
"Po qan sepse djali yt nuk do të lindë", mësohet t'i ketë thënë lojtari i Villarrealit atij të Realit.
Në këtë mënyrë, Valverde çoi deri në fund përplasjen verbale me rivalin e tij në fushën e lojës.
