Mourinho rëndon gjuhën me Cassano-n: Te Reali e mbajnë mend për…xhaketën
“Futbolli i tij vlen zero”. Kjo është fraza që doli nga goja e Antonio Cassano-s, adresuar Jose Mourinho-s që ka hapur një spirale të gjatë polemikash në Itali ku portugezi ka reaguar menjëherë ndaj ish-sulmuesit në përfundim të ndeshjes me Torinon.
“Çdokush është i lirë të bëjë kritika por kur flet për njerëz si Antonio gjërat ndryshojnë. Ai dëfrehet ndërsa të tjerët punojnë në mënyrë serioze. Nëse kritokojnë Romën ose mua nuk më intereson, sepse ai argëtohet. Cassano ka luajtur te Roma, Interi dhe Reali.
Në Madrid mbahet mend për xhaketën që veshi në prezantim, në Romë fitoi një Superkupë pa luajtur ndërsa te Interi nuk ka fituar as kupën Lombardia. Ju e dini shumë mirë se çfarë kam fituar unë me interin, Realin apo Romën. Ai mund të ketë probleme me mua por unë nuk kam me atë”.
Në vijim, Jose zbuloi edhe një prapaskenë interesante duke lënë të kuptohet se në kohën kur Cassano luante me Interin, pati një përplasje të madhe me Marco Livajan.
Ndërkohë, gjatë lidhjes me “Bobo TV” ditët e shkuara, Cassano e kishte zgjeruar kritikën e tij në adresë të Mourinhos duke thënë:
“Trajneri i Lazios e dashuron profesionin e tij ndërsa atij të Romës nuk u plas fare për futbollin. Fiton me dinakëri dhe skuadrat e tij nuk kanë lojë ndërsa futbolli i Sarrit është i mrekullueshëm”.
