VIDEO/ Trajnerët italianë e kthejnë Premier League në “arenë boksi”, shikoni momentin e përplasjes Stellini-De Zerbi

VIDEO/ Trajnerët italianë e kthejnë Premier League në
Ndeshja Tottenham-Brighton u shoqërua nga tensioni mes dy trajnerëve italianë ku të dy u përplasën disa herë verbalisht në fillim të takimit.

Debatet verbale të minutave të para mes dy trajnerëve De Zerbi e Stellini u reflektuan edhe në pankinat respektive ndërsa me kalimin e minutave situata u bë më e rëndë dhe gjyqtari vendosi t’i përjashtonte që të dy për të rikthyer qetësinë. Stellini, i cili do të zëvendësojë të larguarin Conte nga stoli i londinezëve, arriti të siguronte 3 pikë pas fitores 2-1 që e mbajnë Tottenham në lojë për një vend mes 4 më të mirëve.