Tifozët e Torinos ofendojnë ish-sulmuesin Belotti me një baner të goditur

Andrea Belotti u largua nga Torino drejt Romës gjatë merkatos së kësaj verë duke lënë një shije të keqe për mënyrën se si u nda me ish-tifzët e tij.

Në fillim të ndeshjes Torino-Roma, sektori i mbështetësve ultras i dedikoi sulmuesit italian një parrullë të gjatë e cila përmban brenda ironi dhe zemërim.

“Nuk mund të të ofendojmë sepse nuk do të luash”, shkruajnë mbështetësit “Granata” të cilët i kujtojnë ish-sulmuesit të tyre se as te Roma nuk arrin të jetë një titullar.