Drama e Tiger Woods, golfisti deklaron se ndien një dhimbje shumë të madhe dhe të vazhdueshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2023, 22:15
Një rrëfim me zemër të hapur dhe shumë i çiltër. Tiger Woods u përgjigjet gazetarëve pa diplomaci në prag të turneut Augusta Masters, i 25-ti në karrierën e kampionit 47-vjeçar amerikan, i cili iu pergjigj pyetjes se si ndihet duke theksuar: “Me një dhimbje konstante”.
Golfisti Nga Kalifornia u përfshi në një aksident gjatë vitit 2021 duke pësuar dëmtime të rënda që e detyruan t’u nënshtrohej 5 operacioneve duke vendosur 5 pllaka dhe shumë vida në shpinë ndërsa mjeket evituan prerjen e këmbës duke bërë të pamundurën.
Problemet më të mëdha ai i pati në kavilje dhe në gju ndërsa shtoi se ka dhimbje të mëdha kur sforcohet ndërsa aksidenti nuk i ka lënë vetëm pasoja fizike.
