Inzaghi nuk arrin ta besojë: Nuk kam parë kurrë gol si i Candreva-s (Video e golit)

10 humbje sezonale por edhe një barazim që mund ta kushtëzojë shumë sezonin e Interit. Në këto momente, as fati nuk është në krahun e Simone Inzaghit që përpiqet të komentojë ndeshjen e Salernos por nuk arrin të mos shprehë zemërim për këtë barazim dhe golin e Antonio Candrevas në frymën e fundit.

“E kam të vështirë të flas për futboll, por kemi parë një skuadër e cila ka bërë një ndeshje të rëndësishme. Gabimi i madh ishte që nuk shënuam golin e dytë dhe tani po e paguajmë. Skuadra po përkushtohet në mënyrë të çmendur.

E kam të vështirë të shpjegoj këtë barazim. Ka shumë zhgënjim sepse Lukaku goditi traversën, ndërsa De Vrij kishte dy mundësi për të shënuar. Për golin e Candreva-s, në fund mund të them vetëm se në një vit e gjysmë nuk kam parë asnjëherë një gol të tillë”.