VIDEO/ Napoli afrohet me titullin, fitorja në Lecce e rikthen në “korsinë” e duhur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2023, 21:12
Serie A riktheu në fushë kryesuesit e Napolit që morën një fitore shumë të rëndësishme në optikën titull. Të besuarit e Lucciano Spalletit kaluan Leccen në Puglia në një ndeshje shumë delikate ku triumfuan 2-1.
Goli i Di Lorenzos pasi iu kolaudua nga sistemi VAR, nuk gjeti vazhdimësi në lojën e të kaltërve që hasën pengesa të mëdha e madje e panë veten në barazim me golin e Di Francesco-s.
Mungesa e Osimhen për shkak të një dëmtimi, vazhdon të ndihet në majën e sulmit të kryesuesve që e gjetën golin e avantazhit falë një autogoli të shënuar në minutën e 64 nga Facone. Kur mbeten edhe 9 javë nga fundi, Napoli kryeson me 74 pikë, 19 më shumë se Lazio ndjekëse.
