Berisha thirrje emigrantëve nga Kukësi: Kthehuni në Atdhe të firmosni ndryshimin me votë

Simpatizantët kukësianë e pritën Sali Berishën tek Trau i Pagesës në Rrugën e Kombit për të cilin ish-kryeministri është zotuar ta heqë sapo të rikthetet në pushtet.

Teksa prezantoi Admir Sinamatin si kandidat të koalicionit Bashkë Fitojmë në zgjedhjet e 14 Majit, Sali Berisha fajësoi Edi Ramën për shpopullimin që ka prekur masivisht qarkun e Kukësit.

Ndaj kishte një thirrje të veçantë për ata që vetë Rama i quan si çunat e Londrës.

"Ju ftoj më 14 maj ftoj çdo qytetar, emigrantët të vijnë në 14 maj të firmosin fitoren, të firmosin ndryshimin, ftoj çdo socialist e të paparti të na bashkohet në këtë betejë.

Me Primaret vendosëm një standard që në të ardhmen ju premtojmë që do të përmirësohet. Do jeni ju që do të zgjidhni përfaqësuesit tuaj”, tha ai.

Kur demokratët të vijnë në pushtet, në Kukës do të rihapen universitet dhe shkollat profesionale janë të tjera zotime të demokratëve.

Nga qyteti në kufi me Kosovën, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën si tradhëtar të kombit për marrëdhënien me Aleksandër Vuçiç.